AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 13:01

Rama flet për libra falas, por kur mban dot as ritmin e Kosovës e Maqedonisë në këtë drejtim

Rama flet për libra falas, por kur mban dot as ritmin e Kosovës e

Rama në prani të ministres së Arsmit lindita nikolla sot tha se për klasën e parë deri në të atë të katërt librat do të jenë flas. Po ashtu ai u zotua se vitin tjetër librat do të jenë flas edhe për klasën e pestë, si dhe tha se deri në fund të mandatit kjo gjë të bëhet për të gjithë klasat e ciklit 9-vjeçar.

“190 mijë fëmijë do të marrin librat falas këtë vit, sepse falë reformave dhe progresit të bërë, sot e kemi këtë mundësi të re për të kursyer miliona euro shpenzime të familjeve të nxënësve nga klasa e parë tek e katërta. Vitin tjetër librat do të jenë falas edhe për klasën e V dhe në fund të mandatit, synojmë mundësinë që për të gjithë nxënësit me arsimin e detyruar librat shkollore të jenë falas”, – tha Rama.

Por edhe pse Rama e paraqet si një lloj arritje këtë gjë, në fakt Shqipëria është shumë pas në raport me vendet e tjera të rajonin për dhënien e librave falas.

Kosova, edhe pse një shtet i ri, qysh prej pavarësisë i jep falas librat për arsimin e detyruar 9-vjeçar. E njëjta praktikë, ajo e librave falas, ndiqet dhe në Maqedoni e Serbi.