AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 14:03

Shpërthejnë në flakë dy makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Shpërthejnë në flakë dy makina në Vlorë, dyshohet

Dy makina janë djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës, në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se makinat kanë qenë të parkuara, ndërsa nga të dhënat e para policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme në njërën prej tyre, pa specifikuar se cilën.

Por, ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia e Vlorës.

Makinat janë “Toyota” dhe “Benz”. Njëra është djegur në lagjen “24 Maji” e njohur si lagjia Çole, ndërsa tjetra në Skelë.