TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më mungon goli? Sulmuesi futet në presion vetvetiu. Është një rol që ta krijon këtë gjë, nga mos shënimi i golit. Lojtari duhet të jetë sa më i qetë dhe goli do të vijë. Trajneri në Belgjikë më ka ndihmuar shumë. Ndodh, edhe mund të mos shënosh në disa ndeshje, por me rëndësi është të mos dekurajohesh.
Nuk kam ardhur në kombëtare si për xhiro, por të jap maksimumin. Objektivi është suksesi i kombëtares, pak rëndësi nëse shënoj unë, Migjeni apo dikush tjetër. Në Belgjikë po provoj një nivel totalisht tjetër, në krahasim me Kukësin dhe Superligën Shqiptare. Është ndryshim i madh, ndaj po mundohem dita-ditës të përshtatem. Trajneri më ka dhënë besim që në fillim, më ka përfshirë në formacion rregullisht, ndaj ndihem mirë në këtë drejtim. Por, ka shumë ndryshim si kampionat dhe duhet të përshtatem.
Roli im kryesor është sulmues qendre, por në ndihmë të kombëtares mund të bëj çfarëdolloj roli, ku të më caktojë trajneri. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme, mjaft domethënëse. Duhet të japim maksimumin, duke mos e mbajtur kokën mbas, nga miqësoret. Ftoj tifozët të na mbështesin, sepse ata janë forca jonë. Besoj se do të jenë aty për ne, siç kanë qenë gjithmonë për kombëtaren. Le t’i marrim me radhë ndeshjet, të mos shohim shumë larg, nga Europiani”.