AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 13:27

Basha kundër Krichbaum, kush ka të drejtë?

Basha kundër Krichbaum, kush ka të drejtë?

Në fillim të këtij sezoni në mbledhjen e grupit parmalentar kreu i opozitës Lulzim Basha theksoi se se Reforma në Drejtësi është e diskretuar, se të paktën 11 gjyqtarë janë mbajtur në sistem jashtë rregullave, se vettingu është i korruptuar prej fillimit dhe se synohet kapja e KLGJ dhe KLP nga ana e qeverisë.

Por nga ana tjetër një nga deputetët e mirënjohur gjermanë të cilin në Shqipëri e kanë prezantuar edhe si mbështetës të flaktë të tij, Gunther Krichbaum, po sot ka shfaqur një mendim të ndryshëm në një intervistë në gazetën Panorama.

Ai e quan reformën në drejtimin e duhur por vetëm kritikon ngadalësinë e procedimit të saj (janë verifikuar vetëm 57 gjyqtarë nga 800 theksoi ai).

Pra kur lexon këto qëndrime diametralisht të kundërta, njërin që e qan të diskredituar dhe tjetrin që e konsideron hap në drejtimin e duhur që duhet hedhur më shpejt, natyrshëm lind pyetja: kujt i duhet besuar, opozitarit shqiptar, apo mikut të tij gjerman?