TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa orët kalojnë, zbulohen të tjera detaje mbi vrasjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Sharrës në Tiranë, ku u gjet e vdekur Lirie Xhepa rreth 49 vjeç. Gruaja ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar 3 plumba në trup.
Referuar burimeve policore, shkak për ngjarjen e rëndë mund të jetë bërë një konflikt i hershëm për pronën mes Liries dhe kunatit të saj, Dashamir Xhepa, i shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar për ngjarjen.
(Dashamir Xhepa, kunati i viktimës)
(Banesa e viktimës)
Më pas policia ka zbuluar konfliktin dhe vetë gruaja ka treguar se është rrahur nga kunati. Ajo ka deklaruar në polici se ai e kishte kërcënuar me armë dhe me jetën e djemve. Pas këtij episodi ajo ka marrë edhe urdhër mbrojtje.
NGJARJA
49-vjeçarja ishte larguar nga banesa që mbrëmjen e djeshme pa lenë adresë. Pasi nuk erdhi as ne mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën lajmin e kobshëm, se nena e tyre ishte vrarë.
Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup. Mësohet se gruaja, nënë e 4 djemve ishte e ve dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra. Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.