AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 19:24

Shqiptari shpallet kampion i tatuazheve në Gjermani

Një shqiptar nga qyteti i Elbasanit ka arritur të fitojë vendin e parë në realizimin e tatuazheve në Stuttgart të Gjermanisë.

Bëhet fjalë 29 vjeçarin Daniel Kafa i cili ka arritur të rrëmbejë trofeun e kompeticionit “Convention Tatoo” në Stuttgart.

Danieli jeton në Selanik. Me talentin e tij ai ka arritur të impresionojë  jurinë edhe publikun në Gjermani.

Ndërkohë që situata politike në Shqipëri po zien nga debatet, shqiptarët jashtë vendit vazhdojnë të na bëjnë krenarë dhë të lartësojnë emrin e Shqipërisë nëpër botë./CNA.al