TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e banorëve të Astirit është në ditën e saj 104-t. Ata edhe sot kanë dalë në rrugë kundër vendimit të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës për shembjen dhjetëra banesave dhe bizneseve në këtë zonë.
As sot nuk mungoi deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili nuk harroi të përmendte edhe ngjarjen e sotme në parlament, ku Edi Paloka bëri me bojë kryeministrin Edi Rama.
“Nuk mund të rri pa përshëndetur Edi Palokën. E përshëndet e gjithë Unaza. Të ishit brenda sallës së parlamentit dhe të shihnit frikën e Edi Ramës për 16 Shkurtin. E ka të shkruar në ballë. Kudo që shkon, në çdo qytet, gjen sallën më të vogël. Tani ke vetëm një rrugë, ose të rrëzohesh, ose të largohesh. Opozita i ka provuar të gjitha rrugët. Kemi denoncuar qindra afera korruptive, qindra raste se si ministra e deputetë të kësaj mazhorance kishin lidhje me banda e kriminelë. Bashkëpunimin e Ramës me krimin e organizuar. Të gjitha i kemi çuar në prokurori, por kjo drejtësi e Edi Ramës e ngritur me spiunë të ish-sigurimit nuk ka bërë asgjë. I kemi hezauruar të gjitha opsionet politike dhe juridike”, u shpreh deputeti Klevis Balliu.