AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 17:19

Noka i përgjigjet ministrit Lleshaj: Je manekin i Ramës

Noka i përgjigjet ministrit Lleshaj: Je manekin i Ramës

Anëtari i kryesisë së PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pas deklarimeve të ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj i cili i krahasoi aktet e opozitës si shumë të ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e Maqedonisë, në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja (Rusia).

Sipas Nokës, Lleshaj po përdoret si manekin nga Rama.

“Kur te emeruan te shiten si pasardhes i Kadarese ty z Lleshaj por shpejt te doli kallaji e dole pasardhes i Geron Xhafes. Paswordin e Twitterit ja ke dhene Rames. Po na rezulton qe je ne rolin e manekinit dhe i ke dhene dhe paswordin e trurit..”,- shprehet Noka në Facebook.