TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat hodhi akuza edhe ndaj policisë. Sipas tij, ky version eshte nje “shashke e policisë”. “Rrethanat që janë bërë publike tregojnë elemente skandalozë të sigurisë. Në mes të Tiranës, rreth 100 m larg zyrës së Kryeministrit, kalojnë 6 persona të armatosur. E keni parë Policinë e Shtetit që bën show duke kapur persona me fara kungulli. Janë përdorur 6 armë aty, mund të ketë edhe më shumë. Njëri është në kërkim policor, por qarkullon me armë. Se thotë kush përgjegjësinë e policisë”, u shpreh Salianji në një revistë në studion e “Ors News”.
“Policia e Shtetit pavarësisht që i kanë kaluar nën humbën e vet s’ka asnjë person të arrestuar. S’merret askush me turpin e madh se si policia para syve të publikut tërheq të vrarin aspo si rrinë policat me duar në xhepa në një skenë krimi”, shtoi, duke aluduar se mund ketë prishur skenën e krimit