TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e taksistit Bujar Çela.
“Balkan Web” raporton se policia është drejt zbardhjes së vrasjes që ndodhi në 17 shtator të këtij viti në Bradashesh të Elbasanit, pas arrestimit të Erion Alibej një ditë pas ekzekutimit.
Vrasja ka dyshime se ndodhi si shenjë hakmarrje për vëllain e tij Talo Çela, të shumëkërkuar pas grabitjes në aeroportin e Rinasit.
Viktima ishte baba i tre vajzave, i martuar dhe jetonte në këtë zonë, ndërsa ndihej nga banorët si një njeri i qetë, punëtor dhe që shihte hallet e tij.
Ndërsa me të vëllanë, Talo çela thuhet se nuk kishte marrëdhënie, madje vitet e fundit nuk flisnin.