AKTUALITET, 8 Tetor 2020, 10:12

Infektohen mbi 36 milion persona me koronavirus në të gjithë botën, ky shtet kryeson listën

Infektohen mbi 36 milion persona me koronavirus në të gjithë


Numri rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën ka shkuar tashmë në mbi 36 milion.

Kurse, në bazë të të dhënave të mbledhura nga gjurmuesi i Universitetit Johns Hopkins, numri global i të infektuarve është 36,164,596.

Mes totalit të të infektuarve, pesë milion raste janë konfirmuar në Brazil. Vendi është i treti në botë sa i përket numrit të rasteve me Covid-19, pas Indisë ku numërohen 6.7 milion të infektuar dhe SHBA ku numërohen 7.5 milion raste.

Nga ana tjetër, bilanci global i viktimave është 1,054,674. Kurse Brazili, numëron 148,228 raste fatale.