TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së Endri Hasa, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video të kryebashkiakut Erjon Veliaj, ku ai thotë se do të mbahet mend si kryetar i bashkisë që ka shtuar hapësirat e gjelbërta dhe jo që ka dhënë leje ndërtimi.
Hasa thekson se kur mashtrimi ka zënë shtresa si të betonit, është vështirë të hysh në histori si kopshtar.
Postimi i ish-deputetit demokrat Endri Hasa:
Kur mashtrimi ka zënë shtresa si ato të betonit që po mbyt Tiranën, është pak e vështirë të mbetesh në histori si kopshtar.
Por mos harro, se fiku e ka hijen e rëndë, po u rrëzove s’ka jaki që t’bo dermon.
Edhe siç thonë Tironist, shnet edhe hec konit!