AKTUALITET, 8 Tetor 2020, 10:21

“300 ditë na duhen që krimin ta kthejmë andej nga ka dalë, Vasili nxjerr videon: Këto janë mashtrimet e Ramës

“300 ditë na duhen që krimin ta kthejmë andej nga ka


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video me premtimet e kryeministrit Edi Rama në fushatë zgjedhore.

“Kush e beson më këtë mashtrues nuk ka asnje respekt per veten.Shqiperia u mbush me droge e kriminele. Shendetesia falas ishte nje genjeshter e pacipe.

Fermeret hedhin prodhimet dhe qumeshtin rrugeve. Shiheni kete VIDEO dhe mos harroni kurre kete genjeshtar kolosal!!!”, shkruan Vasili.

Sipas tij, “kush e beson më këtë mashtrues nuk ka asnje respekt per veten”.

Vasili i referohet kësaj deklarate të kryeministrit, kur thoshte se “300 ditë na duhen dhe do ta zmbrapsim krimin e do ta kthejmë andej nga ka dalë.

Cdo shqiptar do ta kete kujdesin shëndetësor falas, një i papunë, i pasur i varfër, falas, ne do 5 fishojmë financimin publik për bujqësinë e blegtorinë, do financojmë 160 mln dollarë për ujin në parcelë”.