TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi vizitoi dje Shqipërinë, ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, do të shkojë sot në Kosovë.
Gjatë vizitës, komisionari do të takohet me kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës.
Mësohet se zyrtari i BE do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.
Ndërsa do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti në ora 10:25, në ndërtesën e Qeverisë.