TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njerëzit në Zelandën e Re po festojnë pasi për herë të dytë, deklarohet se koronavirusi është “eliminuar” nga komuniteti.
Zyrtarët e shëndetit njoftuan të mërkurën fundin e vatrës në Auckland dhe prej dhjetë ditësh tashmë nuk regjistrohet asnjë rast i ri. Edhe gjashtë të infektuarit e fundit u shëruan.
Konfirmimi i rastit të parë në këtë zonë, në gusht, i dha fund 102 ditëve pa asnjë të infektuar me koronavirus në Zelandën e Re.
Pas mesnatës së të mërkurës, masat shtrënguese në Auckland u hoqën dhe do të qëndrojnë në nivel alerti nr.1, duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër të vendit.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Zelanda e Re numëron 1,864 raste me Covid-19 si dhe 25 viktima.