TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e 28-vjeçares Anxhelina Petro, ku autor i krimit ishte babai i saj, ka shokuar jo vetëm opinionin publik në Shqipëri, por edhe mbarë Greqinë. Krimi i rëndë ndodhi në Korfuz, ndërsa ngjarja monstruoze është bërë sot pjesë e emisionit të Tatiana Stefanidhu në Skai Tv. Në emision u transmetua dëshmia e nënës së vajzës, një kronikë e ‘News24’.
Gazetarja greke teksa tregoi ngjarjen e rëndë, bëri apel që të ndihmohet nëna e 28-vjeçares. Mësohet se i gjithë sherri që çoi në krimin monstruoz ndodhi për shkak të lidhjes së vajzës me një afgan, marrëdhënie për të cilin babai i saj nuk ishte dakord.
Pasi bashkëjetuesi bashkë me prindërit e tij (ishte adoptuar nga një çift grek, pasi ishte jetim) e kishin çuar Anxhelinën më datë 1 janar tek babai i saj, ata kishin tentuar të lidheshin përmes telefonit me të. Gjatë telefonatës që i riu pati me shqiptaren, dëgjoi se ajo po debatonte me babain e saj.
Pasi tentoi të rilidhej sërish me të dashurën e tij, telefoni i saj rezultonte i fikur. Ka qenë fqinja e shqiptarit ajo që ka gjetur telefonin e vajzës jashtë banese ndërsa më pas njoftoi të dashurin e saj. Më pas ata iu drejtuan policisë, ku bën edhe denoncimin për zhdukjen e vajzës.
Mes detajeve rrëqethëse që është mësuar, ka qenë edhe fakti se ka qenë pikërisht qeni i Anxhelinës ai që i ka drejtuar policinë për tek vendi ku ishte groposur nga babai i saj, pasi e kishte goditur 7 herë me shufër hekuri në kokë./BW