AKTUALITET, 4 Janar 2019, 09:28

Gjendet i plagosur në burg greku që akuzohet për vrasjen e studentes

Gjendet i plagosur në burg greku që akuzohet për vrasjen e

21-vjeçari grek i akuzuar për vrasjen e studentes greke, Helena Topaloudi, me 28 nëntor 2018 në Rothos, është gjetur i plagosur në qelinë e tij në burgun e Grevenasë.

Sipas të afërmve të grekut, ai ka goditur murin me kokë. Sipas tyre, 21 vjeçari nuk ka qenë mirë nga ana mendore kohët e fundit.

Ata kanë bërë të ditur se sa më shumë kalon koha, i riu kupton më tepër situatën në të cilën ndodhet.

Më herët kujtojmë se u dhunua në qeli dhe i riu shqiptar, që akuzohet po ashtu se ka bashkëpunuar në vrasjen e të resë.