AKTUALITET, 4 Janar 2019, 09:45

Në video nga shtrati e dushi, sociologu i njohur: Propagandës së Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë, pretendon…

Në video nga shtrati e dushi, sociologu i njohur: Propagandës së

Sociologu i njohur Ergys Mertiri, i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ka folur rreth situatës politike në vend, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet që me anë të propagandës, të mbulojë dështimin e qeverisjes së tij dhe është i vetmi Kryeministër që ka një televizion të vetin.

Sipas tij, “një pakënaqësi kaq të lartë ndaj qeverisë në kohë paqeje, nuk është parë në vendin tonë. Për këtë Rama po mundohet që me anë të skupeve, humoreve të krijojë lajme për të tërhequr vëmendjen”.

Mertiri tha më tej se Rama, “Tashmë po e ekzagjeron dhe po e kalon masën duke krijuar skupe të tilla. Nuk e kisha menduar ndonjëherë që kryeministri të bënte video nga dushi e ta publikonte në një emision show. Emisione show të tilla ka edhe në botë, por janë më seriozë”.

Sipas sociologut të njohur, Rama po përpiqet në çdo formë që të zbusë situatën dhe të marrë me të qeshur edhe memet e studentëve.

“Një kryeministër i cili pretendon se është kaposhi i këtij vendi dhe vetëm ai këndon, i dolën disa fëmijë që e detyruan të ndryshojë edhe qeverinë. Ai po mundohet që çdo gjë ta kalojë me shaka.

Kemi parë që thotë se i pëlqejnë memet e studentëve në protestë. Ai po përpiqet që ta trajtojë këtë si çun lagjeje se kush bën shaka më të bukura. Ai po përpiqet të zbusë situatën me humor”, – tha Mërtiri.

Ai i quajti përpjekjet e Kryeministrit Rama si një propagandë e dështuar, pasi sipas tij, kjo është qeveria më e kontestuar.

“Sharra e propagandës së Ramës tashmë ka zënë në gozhdë. Kryeministri u mund në atë që është edhe pika e tij më e fortë. Sot ai me anë të memeve të studentëve është kthyer në një objekt tallës”, – tha sociologu.