TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjekja ligjore që ka ekzaminuar trupin e pajetë të Anxhelina Petro, e cila u vra nga babai i saj, më pas e groposi në oborrin e shtëpisë, ka treguar se ajo nuk ishte thjesht një vrasje, por një makabritet.
“Nuk ishte një krim i egër, ishte një brutalitet” ka thënë ajo, raportojnë mediat greke.
Ndërsa Angelina 29 vjeçe, u varros në oborrin e shtëpisë në zonën ‘Fox’ në Korfuz nga babai i saj, ai u lut për ndihmë duke i thënë policisë: “Ju lutem, më ndihmoni të gjej fëmijën tim.”
Vrasësi i pamëshirshëm u “thye” pas marrjes në pyetje të vazhdueshme të policisë gjatë dëshmisë të gjatë, duke zbuluar krimin se si ai e vrau me një shufër hekuri vajzën e tij.
Sipas mjekes ligjore Chrysavgi Kousi, vajza e pafat edhe pse luftoi për një kohë të gjatë me vrasësin, nuk ishte në gjendje për të shpëtuar pasi goditjet ishin të shumta.
«Vajza u godit disa herë, të paktën shtatë herë në kokë. Gjithashtu, ajo është munduar të mbrohej, duke ngritur duart lart, për të mbrojtur kokën dhe fytyrën nga goditjet”- thotë ekspertiza.
“Gjitha sa pashe më ka lënë të shtangur, unë nuk mund ta kuptoj se si një prind godet fëmijën me të tillë tërbim. Dhe, pastaj si ka mundur të pastrohet nga gjaku dhe të fshehë gjurmët. Nuk ishte një krim, por një tërbim i egër”- thotë mjeku ligjor.
Ndërkohe avokati i vrasësit, Vasilis Nulezas thotë se “Media përshkruan gabim tiparet e vrasësit”. Sipas tij, 52-vjeçari kishte një dashuri patologjike për vajzën. “Vajza i kërkonte që mos të ndërhynte shumë në jetën e saj. Viktima ishte larguar nga nëntori 2017 nga shtëpia, për të jetuar e pavarur, pa e informuar për jetën që bënte. Këtë nuk e duronte dot klienti im, besoj se është çështje e psikologjisë së tij, nuk kishte ushtruar dhunë më parë, e donte vajzën e tij.
Është i dërrmuar psikologjikisht dhe nuk besoj se do ja dalë mbanë me procesin gjyqësor. Nuk ishte vrasje me paramendim, ndodhi në tension e sipër, pas një debati të ashpër”, pohoi avokati.