AKTUALITET, 4 Janar 2019, 10:50

Gafat e Ballës me të sapozgjedhurën në krye të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Politikanja Nancy Pelosi është zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

Ky lajm është shpërndarë edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet:

“Një mike e madhe e Shqipërisë siç është Nancy Pelosi sapo u zgjodh në krye të Kongresit amerikan.

CONGRATULATIONS!”

Por ajo që bie në sy është gafa e Ballës. Nancy Pelosi, nuk është kryetare e Kongresit Amerikan, por e Dhomës së Përfaqësuesve.

I kujtojmë Ballës, se Kongresi është i ndarë në dy dhoma, në Dhomën e Senatit dhe Dhomën e Përfaqësuesve dhe Nancy Pelosi është zgjedhur në krye të kësaj të dytës.

Gafa e dytë është se Pelosi e ka këtë post për herë të dytë, pasi ajo e ka mbajtur më herët nga janari i 2009-ës në janar 2011.

Për më shumë shihni këtu: