AKTUALITET, 4 Janar 2019, 10:01

Kartat e identitetit, Salianji: Si do t’i blejë Rama zgjedhjet, 1.4 milionë mundësi që…

Kartat e identitetit, Salianji: Si do t’i blejë Rama zgjedhjet, 1.4

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, duke u ndalur sot tek skadimi i 1.4 milionë kartave identiteti, shkruar se ka 1.4 milionë mundësi që “Rama ti blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë!”.

Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se “Qeveria po iu shpërndan që sot kupona Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponave falas!”.

Postimi i Salianjit:

1.4 milion karta identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. 1.4 milion mundesi që Rama ti blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë!

Qeveria po iu shpërndan që sot kupona Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponave falas!

Për këtë arsye Ministria e Brendshme nuk bën asnjë njoftim, asnje përpjekje paraprake për ta parandaluar dhe zgjidhur çështjen!