TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agim Dardha drejtor i Administratës të Zonave të Mbrojtura në Shkodër, në ceremoninë e pritjes të Nard Polia që u vra një ditë më parë, ka komentuar sjelljen e nëpunësit të tij, para atentatit dhe vrasjes.
Dardha tha se nuk kishte vënë re asnjë shqetësim në sjelljen e tij. Ai tregon gjithashtu se ka takuar pak para vrasjes, dje rreth orës 13:30.
“Është një humbje e madhe për institucionin tonë, gjithë familjen, të afërmit dhe ata që e njohën. Kemi kaluar shumë kohë të mira me të dhe gjithmonë ka qenë vetëm me humor dhe i qeshur. Dje e takuam për herë të fundit teksa kemi konsumuar një kafe rreth orës 13:30. Ishte si zakonisht i qeshur dhe me batuta.
Nuk vërejtëm asnjë shqetësim tek sjellja e tij apo ndonjë problem. Ishte normal si çdo ditë tjetër.”- u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Age Martini, specialiste e Zonave te Mbrojtura Shkodër në ceremoninë tha se pak para vdekjes së tij e ka takuar, ndërsa nuk ka vënë re asnjë lloj shqetësimi.
“E kemi njohur si një djalë shumë të mirë. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes. Për herë të fundit konsumuam një kafe me të një ditë më parë.
Ishte ashtu si zakonisht i qeshur dhe me sjelljen e tij që e ka karakterizuar dhe që e kanë njohur të gjithë.
Ne dje po diskutonim planet për të ardhmen dhe për turizmin dhe nuk kemi vërejtur asnjë lloj shqetësimi apo problemi tek ai. Ishte si gjithmonë.”, – u shpreh kolegia e tij.