TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me dhunë e ndodhur më 09.01.2018 në rrugën e Durrësit. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me dhunë e ndodhur më 09.01.2018 në rrugën e Durrësit.
Kapet e ndalohet autori i dyshuar.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentin e vjedhjes me dhunë të ndodhur më datë 09.01.2018, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.
Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
• Ardian Voca, 23 vjeç, banues në Kasalle Kamëz - Tiranë.
Me datë 09.01.2018, dyshohet se ka vjedhur me dhunë dyqanin në rrugën e "Durrësit“ nën administrim të shtetases K. B., 19 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën një katëshe e ndodhur në fshatin Kasalle, nën administrim të shtetasit të lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht:
• 20 unaza, 15 varëse , 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazazh, 7 mbajtëse orash si dhe një aparat celular.
Materialet iu referuan Prokruorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale “ Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139, i Kodit Penal./TPZ.AL