AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 16:59

Vrasja e Klodian Rashës/ Tension gjatë protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë


Përpara godinës së Ministrisë së Brendshme është zhvilluar një protestë, pas vrasjes nga një efektiv policie, të 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Sandër Lleshaj.

Gjatë protestës ka patur edhe tension dhe përplasje të protestuesve me policinë, të cilët kanë goditur edhe godinën e ministrisë. Ata kërkojnë që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e 25 vjeçarit.

Protesta ka qenë e thirrur në rrjetet sociale, kryesisht nga të rinjtë dhe nuk ka patur organizim politik.

Ekzekutimi i Klodian Rashës nga një efektiv policie, pranë banesës së tij, ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar reagimet të shumta.

Gjatë protestës janë lënduar protestues, efektivë të policisë dhe një gazetar.

/TPZ.al/

FOTO: