AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 13:52

Di Maio mesazh italianëve: Duhet të qëndroni në shtëpi gjatë festave

Di Maio mesazh italianëve: Duhet të qëndroni në shtëpi

Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio ka kërkuar nga qytetarët italianë që për festa të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin.

Në një intervistë për emisionin ”Porta a Porta” ai ka thënë se gjatë pushimeve të Krishtlindjeve pritet që rreth 15 milionë italianë të udhëtojnë në destinacione të ndryshme, duke bërë që niveli i kontaktit midis njerëzve të rritet në mënyrë dramatike dhe kjo do të ishte shumë e rrezikshme.

“Nëse duam të shmangim një valë e tretë duhet të qëndrojmë në shtëpi. Unë gjithashtu nuk do të shkoj në familjen time në Kampania”, tha ministri.

“Nëse të gjithë i respektojmë rregullat, vala e tretë nuk do të vijë. Unë e di që të moshuarit janë vetëm, por është shumë e rrezikshme të takohemi”, paralajmëroi ministri.

“Po përjetojmë një film të parë tashmë në valën e parë, ekzistojnë rregulla, rajonet janë ndarë sipas rrezikshmërisë, jo të bëjmë si të duam”, shtoi Di Maio duke komentuar mbi vendimin e kryetarit të bashkisë së Abruzzos, i cili kërkon të kalojë nivelin e alarmit nga e kuqja në portokalli dy ditë përpara afatit.