AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 13:56

"Arratisja" e Ramës në SHBA për të kërkuar vaksinën, asnjë transparencë lidhur me udhëtimin e kryeministrit


Kryeministri Edi Rama, ndodhet në SHBA, me argumentin se po kërkon vaksinën, për të shpëtuar shqiptarët nga koronavirusi.

Që prej momentit kur Rama njoftoi nisjen drejt SHBA-ve, nuk ka patur asnjë komunikim nga kryeministri dhe ka munguar transparenca lidhur me axhendën në këtë udhëtim.

Rama nuk ka sqaruar se me kë është takuar, apo me kë do të takohet, në përpjekjet e tij për sigurimin e vaksinës.

Në media janë shfaqur vetëm fotografi të Edi Ramës, të shkrepura nga qytetarë që e kanë pikasur në rrugët e Manhattan, apo në një dyqan bojrash dhe penelësh.

Udhëtimi apo arratisja e kryeministrit, ndodh në mes të pandemisë dhe veçanërisht kur gjendja në Shqipëri është rënduar tej mase dhe viktimat vijojnë të shtohen.

media pati edhe aludime se Rama mund të jetë nisur drejt SHBA-ve, për të siguruar një kompani të re PR-i pranë administratës së re Biden, për fushatën elektorale.

Megjithatë, në fund të ditës, askush nuk di se me çfarë po merret kryeministri në New York, kë po takon dhe si po i shpenzon ditët. Ajo që kemi parë deri tani, është një moment i Ramës duke bërë pazar dhe një tjetër, duke ecur në rrugë i shoqëruar nga Endri Fuga.

Por, ajo që dihet me siguri, është se ditët e kryeministrit në New York janë mjaft të këndshme, pasi veçanërisht Manhatani, bëhet tepër atraktiv në periudhë festash. Të paktën lideri po kalon bukur!

/TPZ.al/