AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 15:03

Dyshohet se abuzoi me 10-vjeçaren, arrestohet 57-vjecari në Kuçovë

Dyshohet se abuzoi me 10-vjeçaren, arrestohet 57-vjecari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë. Policia ka arrestuar një 57-vjecar, pasi dyshohet për abuzim seksual me një vajzë 10-vjeçare.

Në pranga ka rënë A.D. Mësohet se e mitura ka denoncuar në polici se 57-vjeçari kishte dy vjet që abuzonte seksualisht me të.

Familja e vajzës jetonte me qira në banesën e 57-vjeçarit, ndërkohë që kishin një oborr të përbashkët.