AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 15:22

561 raste të reja dhe 11 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

561 raste të reja dhe 11 të vdekur nga koronavirusi në

Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve dhe viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1357 mostra, prej të cilëve rezultojnë 561 raste pozitive.

Ndërkohë, në 24 orë janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 884 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253.