AKTUALITET, 9 Dhjetor 2020, 15:38

Larje hesapesh në mes të Athinës, burri qëllohet për vdekje nga një makinë në ecje

Larje hesapesh në mes të Athinës, burri qëllohet për

Një atentat ka ndodhur në Athinë pasditen e së mërkurës. Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur në rrugën Ymittou në Vrilissia.

Viktima ishte një emër i njohur për autoritetet ndërsa raportohet se u qëullua ndërsa ecte. Disa persona kanë qëlluar në drejtim të tij ndërsa zona është e rrethuar nga policia.

Viktima ishte duke lëvizur në rrugën Ymittou rreth orës 3:20 pasdite kur iu afrua një makinë, prej të cilës erdhën edhe plumbat.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një ekzaminues mjekësor si dhe një ekip nga Departamenti i Vrasjeve. Nga të dhënat paraprake dyshohet për larje hesapesh.