TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, më në fund ka reaguar lidhur me motivet se përse ndodhet në SHBA dhe çfarë ka bërë aty që prej 5 dhjetorit.
Rama shkruan se ka takuar bosin e Pfizer dhe ka shpërndarë edhe një fotografi me të.
Kryeministri sërish nuk mund ta thotë me bindje se kur do të nisë vaksinimi i shqiptarëve kundër Covid-19, por shprehet se ambiacia e tij, është që vaksinimi të nisë në dy muajt e parë të vitit 2021.
Kujtojmë se Rama ndodhet prej ditësh në New York dhe për axhendën e tij ka patur mungesë të theksuar transparence për publikun. Ai është fotografuar në rrugët e Manhatan dhe në një dyqan bojrash dhe penelësh.
Më në fund kryeministri ka sqaruar qytetarët, se çfarë po ndodh në lidhje me sigurimin e vaksinës. Pavarësisht se e përshkruan takimin me bosin e Pfizer si "pozitiv", Rama sërish nuk ka një datë konkrete se kur do të mbërrijë vaksina në Shqipëri.
Përveç këtyre përpjekjeve të kryeministrit, që mori rrugën për në SHBA në kërkim të vaksinës, Shqipëria bën pjesë edhe në mekanizmin e "Covax", por ende nuk ka një datë nga autoritetet se kur mund të mbërrijë vaksina.
Kryeministri shprehet se do të ketë tentativa për të siguruar vaksinën edhe nga Moderna dhe AstraZeneca.
Postimi i plotë i Ramës:
"Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë - një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse
Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca
Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duket e pamundur po ne do t'ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat".
/TPZ.al/