TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e sotme në Kosovë, ku u vra politikani serb nga Kosova Oliver Ivanoviç, duket se ishte paralajmëruar nga Ambasada e Amerikës. Në datë 10 janar, Ambasada e SHBA në Kosovë, me anë të një njoftimi paralajmëronte qytetarët e saj të kishin kujdes.
Njoftimi përmende frikën nga terrorizmi dhe kujdesin që qytetarët amerikanë që punonin e jetonin në Kosovë paralajmëroheshin duhet të kishin dhe të rishikonin udhëtimet e tyre drejt pjesës veriore të Kosovës.
“Grupe terroriste vazhdojmë të komplotojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshi Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë pa paralajmërim, të shënjestrojnë vendet e frekuentuara nga turistët, qendrat kryesore të transportit, qendrat tregtare, godinat e qeverisjes lokale, hotelet, klubet, restorantet, vendet e shenjta, parqet, eventet madhore sportive apo kulturore, institucionet e edukimit, aeroportet dhe vende të tjera publike”, thuhej në paralajmërimin e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit më 10 janar. “Edhe pse trazirat e fundit kanë qenë të motivuara politikisht dhe nuk kanë përfshirë turistët apo pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar, kalimtarë të rastit mund të dëmtohen nëse nisin aktet e dhunshme. Qeveria amerikane ka kapacitete të kufizuara të ofrojë shërbime emergjence për shtetasit amerikanë në veri të Kosovës, pasi udhëtimi i punonjësve qeveritarë amerikanë në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan është i ndaluar”, thuhej në fund të njoftimit./TPZ.AL