TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri, ka lëshuar një deklaratë ultimative, ndaj qeverisë shqiptare, sa i përket koncesioneve. Catherine Johnson, ka qenë prezente në vend të ambasadorit Lu, në aktivitetin e “Strategjisë Kombëtare për Energjinë 2030” ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri..
“Do të lexoj disa prej atyre shënimeve që ambasadori ka përgatitur. Ambasadori shkruan: Jam i sigurtë që me këtë strategji do të ndodhin gjëra të mira. Shqipëria do të përmirësojë menaxhimin e këtij sistemi, për njerëzit dhe mjedisin. Jam besimplotë që do të ketë energji për shtëpitë dhe bizneset. Më lini që t’i bëj jehonë mesazhit që është përcjellë nga FMN-ja se Shqipëria do të përfitojë duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese tek bizneset individuale sepse duhet të ketë një kontratë transparente standarte për të gjithë konkurrentët në sektorin e energjisë. Askush nuk duhet të marrë trajtim të posaçëm,” u shpreh ajo duke cituar ambasadorin Lu i cili nga ana tjetër ka mbështetur kështu Fondin Monetar Ndërkombëtar që me herët i ka kërkuar të ndalë koncensionet qeverisë Rama 2.