TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zjarri që përfshiu një qendër tregtare dhe kompleks lojrash, në Kemerovo të Rusisë, ka rezultuar në 64 viktima. Shumë prej tyre, janë fëmijë. Raportohet se 10 persona konsiderohen të zhdukur.
Zjarri u përhap prej katit të fundit të godinës. Në momentin kur flakët po përhapeshin, dyqanet dhe kinemaja e qendrës tregëtare, ishin të mbushur me vizitorë.
Disa video të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se si shumë prej personave që gjendeshin brenda ndërtesës, u hodhën nga dritaret, për të shpëtuar.
Autoritetet bëjnë me dije se, tavanet e dy kinemave ranë, si pasojë e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Autoritetet kanë nisur hetimet.
Burimi: BBC
/ TPZ.AL /