TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
‘Ira e re’ ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e gazetares, Lyra McKee gjatë sulmeve në Londonderry, në Irlandën e Veriut.
Në një deklaratë për “The Irish News”, grupi i armatosur republikan “ i kërkon ndjesë partnerit, familjes dhe miqve të Lyra për vdekjen e saj.
Mesazhi drejtuar të përditshmes të Irlandës së Veriut ishte i kriptuar.
Organizata ka shpjeguar se gazetarja është goditur gabimisht.
McKee ishte në këmbë pranë një makine 4×4 të policisë kur është qëlluar me armë zjarri nga një burrë me fytyrë të mbuluar.