TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur paraditen e sotme një takim me aleatët e tij për firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar.
Marrëveshja e parë u bë mes Bashës dhe kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediut.
Në takim veç Bashës, janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të dy të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së për hartimin e një marrëveshjeje, e cila ka për synim përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më kryesorja, krijimi i një qeverie tranzitore.
Në marrëveshjen që do të duhet të marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve opozitarë do të përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin e qeverisë tranzitore.
Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.
10 pikat e marrëveshjes:
1. Krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.
2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm.
4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lejojnë asnjë farsë elektorale.
5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin.
6 . Rikonfirmojnë vullnetin tonë se bashkimi euripian është rruga e vetme.
7.Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia.
8. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar.
9. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.
10. Angazhohemi për çdo individ apo parti të identifikuar si opozitare.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, opozita shpalli edhe protestën kombëtare të radhës e cila do të zhvillohet me datë 11 maj në orën 18:30 dhe që do të jetë e 4-ta e këtij lloji.
Gjithashtu eksponentë të rëndësishëm brenda opozitës kanë paralajmëruar jo pak herë se nëse qeveria do të guxojë të shkojë e vetme në zgjedhje, ajo do t’i bllokojë qendrat e votimeve.