TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emisioni “BOOM” në RTV Ora ka investiguar mbi një aksident automobilistik të ndodhur në qytetin e Divjakës 8 muaj më parë. Një fëmijë 6-vjeçar i identifikuar si Avram Bashuri u përplas për vdekje nga një 35-vjeçare e cila drejtonte mjetin tip “Benz”. Emisioni ka publikuar pamjet e aksidentit.
Sipas dëshmisë së prindërve, prokuroria dhe gjykata nuk kanë marre parasysh pamjet filmike ku sipas tyre shihet qartë shpejtësia shumë e madhe e drejtueses së mjetit, M.M. ndërkohë që në vendin e ndodhjes së aksidentit shpejtësia e lejuar është 20 km/orë. Mamaja e 6 vjeçarit, Lindita Bashuri thotë se as prokuroria, as ekspertët, as gjykata, nuk e mori parasysh këtë fakt dhe brenda një kohe rekord, 7 muaj përfundon gjithçka.
“Çështja mbyllet dhe M.M. që më aksidentoi fëmijën, del e pafajshme. E dinim që kjo çështje do të mbyllej se pas saj qëndron një deputet, i cili ka dhënë urdhër që kjo dosje të mbyllet. Ajo që më vrau më shumë është se askush nga familjarët e vajzës që shkaktoi aksidentin nuk erdhi qoftë edhe për të kërkuar falje. Ne kemi fakte që djali ynë është i pafajshëm” – thotë nëna e të miturit.
Edhe pse në rikqyrjen e vendngjarjes theksohet se shpejtësia e lejuar është 20 km/orë, Prokurori Dritan Marku pretendon se nuk e di këtë fakt. Sipas emisionit 3 ekspertë kanë firmosur se shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 40 km/orë.
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/aksidenti.mp4"][/video]