AKTUALITET, 22 Prill 2019, 22:15

U tha se është themeluese e partisë “Bindja Demokratike”, Hajdari: S’kam asnjë lidhje

U tha se është themeluese e partisë “Bindja

Deputetja Rudina Hajdari, njëherësh kryetare e grupit parlamentar “Demokrat”, ka reaguar pas lajmit se ajo është pjesë e partisë “Bindja Demokratike”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rudina Hajdari ndërsa i uron suksese kësaj partie, shprehet se ajo nuk ka asnjë lidhje me të. “Duke i ururar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat”, – shkruan Rudina Hajdari. Postimi i Hajdarit: