TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Peqin, ku një i ri është gjetur i aksidentuar në anë të rrugës.
27-vjeçari me iniciale S.V është transportuar drejt spitalit ku edhe ka humbur jetën.
Dyshohet se ai është goditur nga një motoçikletë, e cila më pas është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit që fshihet pas ngjarjes.
Peqin / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçikletë e cila më pas është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.