AKTUALITET, 22 Prill 2019, 22:44

Grabitja në Rinas/ Nga besimi mysliman, tek piceria Hallall. Kush është imami në xhaminë e Krujës që u arrestua?

Grabitja në Rinas/ Nga besimi mysliman, tek piceria Hallall. Kush

Një nga të arrestuarit si bashkëpunëtor i grabitjes së Rinasit, Oltion Veseli, mësohet të ketë përfunduar studimet fetare dhe të ketë qenë hoxhë në xhaminë e Krujës, për një periudhë të caktuar para shumë kohësh.

Vëllai i të arrestuarit, Ermal Veseli, është pronar i një picerie në zonën e Fushë-Krujës, “Pizzeria Kupa Hallall”.

Mësohet se, vëllezërit Veseli kanë lidhje me Dash Kupën, personin e arrestuar në vitin 2017, si bashkëpunëtori i grabitjes së autoblindave të cilat transportonin para të bankave të nivelit të dytë.

Lidhur me grabitjen e Rinasit, Oltion Veseli është shoqëruar në polici së bashku me vëllezërit e tij.

Ndërsa dy vëllezërit e Oltion Veselit janë liruar, sipas burimeve të prokurorisë, Oltioni dyshohet të jetë bashkëpunëtor në grabitje.