AKTUALITET, 6 Shtator 2018, 14:53

Vrasja e 14-vjeçarit në Laç, pas autorit 15-vjeçar arrestohet edhe babai nxitës

Vrasja e 14-vjeçarit në Laç, pas autorit 15-vjeçar

Policia e Laçit ka arrestuar babain e adoleshentit 15-vjeçar që vrau shokun e tij minoren në Fushë Mamurras mbrëmjen e djeshme.

Dyshohet se ai ka nxitur të birin të bëjë vrasjen, ndaj po hetohet për të faktuar këtë detaj.

Një burim i policisë së Laçit tha për ABC News që Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin. Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, merrë thiken vrite ose nuk je djalë.

Konflikti mes adoleshentëve ka qenë i çastit dhe fillimisht ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive. Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha: “Shko merr thikën dhe vrite”.

Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin.

Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht. I mituri me inicialet A. S vdiq menjëherë. Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të qëndrojnë në burg bashkë.