TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit të shifrave nga kryeministri Edi Rama për kriminalitetin në Shkodër ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook” PD shkruan se Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër.
Sipas PD në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve. Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit është zero.
“Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim! Çlirimi i qeverisë nga krimi është prioriteti madhor i shoqërisë sot” shkruan PD.
Statusi i Plotë:
Gjysëm të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra!
Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër.
E vërteta është se:
Në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve.
Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit êshtë zero.
Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim!
Çlirimi i qeverisë nga krimi ështe prioriteti madhor i shoqërisë sot./TPZ.AL/