AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 18:15

“Nuk ka shanse të më ndalosh, më lësho”! Prag proteste, agjentët zbarkojnë në terren

“Nuk ka shanse të më ndalosh, më lësho”! Prag

Ndërsa vetëm disa minuta na ndajnë nga fillimi zyrtar i protestës për vrasjen e Klodian Rashës, policia ka nisur të bëjë kontrollet.

Në pamjet e siguruara nga ABC, mund të shihen agjentët e terrenit që kontrollojnë të rinjtë apo pjesëmarrës të tjerë në protestë, nëse kanë sende të “palejuara”.

Kjo është dita e tretë e protestës së nisur pas vrasjes së të riut në Tiranë nga efektivi i policisë. Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, protestuesit tashmë kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.