TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e sotme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vijon protesta e qytetarëve, ku kërkohet dorëheqja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas vrasjes së Klodian Rashës.
Gjatë protestës në Tiranë, autoritetet kanë nxjerrë menjëherë në rrugë autobotin me ujë me presion. Një i moshuar me paterica, nuk e ka vrarë mendjen edhe pse temperaturat janë të ulëta. Ai ka dalë përpara autobotit dhe ka valvitur flamujt e BE-së dhe Shqipërisë, ndërkohë që efektivët i lëshonin ujë me presion.
I moshuari më pas është ndihmuar nga disa të rinj për të mbajtur flamujt.
Shihni më poshtë pamjet nga kjo ngjarje:
/TPZ.al/