AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 18:39

Protestuesit përleshen me policinë në Tiranë, lëshohet gaz lotsjellës dhe ujë

Ka filluar me përplasje të dhunshme protesta e mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Policia ka nisur të ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve, ndërkohë që autobotë me ujë me presion, janë lëshuar ndaj tyre, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje "Rama ik".

Kujtojmë se kërkesa e tyre kryesore, është largimi i Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu, pas vrasjes së Klodian Rashës.