TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion, raporton Express.
Kërkesa është bërë nga Osmani pas takimit që u mbajt në presidencë.
Burime për gazetën Express bëjnë me dije se Daka e ka refuzuar kërkesën për dorëheqje, me arsyetimin se i ka përmbushur detyrat e saj në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Daka është emëruar nga presidenti Thaçi në 2018 dhe mandati i saj është 7-vjeçar.
Ky është mandati i dytë që Daka ka në krye të KQZ-së së Kosovës.