AKTUALITET, 14 Qershor 2021, 13:59

Nis Samiti i NATO-s në Bruksel, Joe Biden merr pjesë për herë të parë si Presidenti i SHBA

Nis Samiti i NATO-s në Bruksel, Joe Biden merr pjesë për
Samiti i NATO-s ka filluar me një foto familjare në selinë në Bruksel. I pranishëm në Samit për herë të parë si President i SHBA është dhe Joe Biden. Ky Samit vjen fill pas atij të G7. Edhe në Bruksel priten të merren vendime të rëndësishme teksa në krye të axhendës është siguria e aleancës. Mes temave që do të diskutohen janë dhe raportet me Kinën, Rusinë apo tërheqja e trupave nga Afganistani.