TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shitësit ambulantë në plazhin e Durrësit kanë dalë në protestë për herë të dytë.
Një vendim i Bashkisë Durrës, për të mos i lejuar që të ushtrojnë aktivitetin e tyre, i ka revoltuar ata.
Kërkojnë rishikim të vendimit, pasi luftën po e bëjnë jo për fitime por për mbijetesë.
"Punojmë për bukën e gojës. Nuk kemi mundësi për dyqan ne, në borxhe jemi."
"Nuk kemi ku të mbytemi në ujë, më mirë shteti të na marrë e të na varë, ose të na japë zgjidhje të punojmë."
Tregtarët i bëjnë thirrje kryebashkiakes Emirjana Sako, që të tërheqë vendimin.
"Të na japin dhe ne të drejtë. Dje më ka bërë terror policia bashkiake, më ka prishur qepenin, më ka prishur mallin në garazh."
Këtë të hënë kanë nënshkruar edhe një peticion, ndërsa Bashkia e Durrësit ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë situatë./Ora News