AKTUALITET, 14 Qershor 2021, 13:53

Maturantët e Fierit ndërpresin protestën pas takimit me drejtoreshën e DAR: Shpresojmë në zgjidhje e jo fjalë të kota!

Maturantët e Fierit ndërpresin protestën pas takimit me

Maturantët e Fierit duket se janë bindur nga vendimi i komunikuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi për uljen e kufirit minimal të çdo note për testin e Matematikës.

Pasi hynë brenda DAR në Fier dhe kanë komunikuar më një përfaqësues të institucionit, maturantët kanë ndalur protestën.

Ata gjithashtu janë tërhequr nga vendimi për të bojkotuar ditën e nesërme provimin me zgjedhje.

“Shpresojmë mos jenë fjalë të kota, të gjendet zgjidhje”- thanë maturantët pasi mbyllën protestën.