TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvend foli për situatën epidemiologjike në vend.
Manastirliu theksoi se ditën e sotme do të mbërrijnë 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa shtoi se lufta me Covid ende nuk ka përfunduar.
Gjithashtu ministrja u shpreh se qeveria është e vendosur që të çojë deri në fund programin kombëtar të vaksinimit.
“Vijon rënia e qëndrueshme e rasteve me Covid-19. Edhe për 2 javët e fundit kemi rënie të ndjeshëm të incidencës dy javore. Shqipëria tashmë konsiderohet një zonë me risk të ulët.
Kurba e vaksinimit nga ana tjetër është në rritje konstante.
Programi i vaksinimit do të vijojë edhe gjatë sezonit të verës. Përpjekjet nuk do të reshtin deri në sigurimin e të gjithë popullatës. Sot presim 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer”, tha Manastirliu.