AKTUALITET, 14 Qershor 2021, 12:51

"Makina e Ndroqit, Rolls Royce Phantom, si avion luksoz privat", BIRN: SPAK beson se janë produkt i pastrimit të veprës penale të trafikut të drogës!

"Makina e Ndroqit, Rolls Royce Phantom, si avion luksoz privat", BIRN:


Nga Besar Likmeta 

Në qoftëse makina Benz Mercedez modeli S600, konsiderohet ekuivalenti i një bilete avioni të klasit të parë në botën e automjeteve, një Roll Royce Phantom është gati një avion luksoz privat.

Këto janë vetëm dy nga makinat e shtrenjta që kushtojnë qindramijëra euro të Ylli Ndroqit, i njohur gjithashtu si Xhemal Pamaçiu, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin, për shkak se beson se janë produkt i pastrimit të veprës penale të trafikut të drogës.

“Lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre,” tha Prokuroria e Posaçme në njoftim për shtyp.

Përfaqësuesi ligjor i Ylli Ndroqit, Besnik Muçi tha se nuk mund të komentonte për momentin mbi njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, por shtoi se do të dilinin së shpejti në një komunikim me median pas marrjes së kërkesës nga SPAK. Më herët Ndroqi i ka kundërshtuar akuzat si të frymëzuara nga politika, si pasojë e raportimit kritik të televizionëve në pronësi të tij ndaj zyrtatëve të lartë të Partisë Socialiste në pushtet.

Përveç dy mjeteve luksoze të targuara me numrat ‘007’ – një homazh ndaj agjentit sekret britanik James Bond në romanet e shkrimtarit Ian Fleming, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar sekuestrimin e 10 shoqërive tregatare në pronësi të Ndroqit dhe familjarëve të tij – përfshirë televizionet Ora, Ora News dhe Channel One.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, midis të ardhurave të shtetasit Ylli Ndroqi dhe familjarëve të tij nga viti 1998 deri në vitin 2020, ka një diferencë prej 3 milionë euro.

Sipas SPAK, Ndroqi është arrestuar në shtator 1998 në Turqi në kuadër të operacionit “ESAS” për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 30.5 kg heroinë si dhe janë arrestuar përveç tij edhe Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar dhe Abdulselam Yunus.

Ndërsa në vitin 2004, autoritetet italiane e kanë referuar Ndroqin tek autoritetet gjyqësore si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

/BIRN/

Lista e plotë e pronave të Ylli Ndroqit, ose Xhemail Pasmaçiut dhe familjarëve të tij, që kërkon të sekuestrojë SPAK: 

  1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m2, regjistruar me datë 01.06.2013, me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.
  2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, regjistruar me datë 24.04.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
  3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m2, regjistruar me datë 26.02.2019, mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
  4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m2, regjistruar me datë 26.01.2018, me adresë, Tiranë.
  5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Tiranë.
  6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m2, regjistruar me datë 15.02.2016, me adresë, Tiranë.
  7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m2, regjistruar me datë 25.02.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
  8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Mullet, Tiranë.
  9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m2, regjistruar me datë 28.03.2013, me adresë, Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë.
  10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100.000 m2, regjistruar me datë 28.01.2016, me adresë, Lanabregas, Tiranë.
  11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
  12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMË, modeli 760 LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
  13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
  14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
  15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
  16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  17. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  18. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL” shpk me NIPT L57716501I.
  19. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  20. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
  21. Masa prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  22. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “PS 31” sh.p.k, me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  23. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
  24. Masa prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi .
  25. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “REN-DON” sh.p.k me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  26. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
  27. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 me adresë, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
  28. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 150 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
  29. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 59 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
  30. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 18.3 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
  31. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 195.1 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
  32. Pasuria e paluajtshme të llojit garazh, me sipërfaqe 29.4 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).